Tirana bën goditjen e bujshme në merkato,afrohet nje emër i njohur ne mesfushë

Skuadra e Tiranës është shumë pranë mbylljes së marrëveshjes për një goditje të rëndësishme në merkaton e janarit. Bardheblutë duket se kanë gjetur akordin me një lojtar i cili është shumë pranë firmës dhe pritet që të bëhet pjesë e kampionëve në fuqi.

lushkja

Tirana ka akordin paraprak me Regi Lushkjen, duke shënjuar kthimin e mesfushorit përsëri në Superiore. Lojtari u largua një vit më parë nga Laçi drejt Moldavisë, ku firmosi me Sherif Tiraspol. Por duket se ai po mendon për kthimin në elitën e futbollit shqiptar për të luajtur me më shumë rregullsi.

 

 

 Palët janë shumë pranë firmës dhe se pritet vetëm mbyllja e akordit mes palëve për të siguruar këtë përforcim shumë të rëndësishëm.

Latest articles

Related articles