Biseda kokë më kokë në zyrë e Ramës me presidentin Begaj

Kryeministri Edi Rama raportohet se ka mbërritur në Presidencë paraditen e kësaj të premteje, për tu takuar me Bajram Begaj. Ky është takimi i parë në nisje të këtij vitit të ri, por deri tani nuk dihet se çfarë do të diskutojnë.

Biseda kokë më kokë në zyrë e Ramës me Begajn vjen disa orë pas përfundimit të mbledhjes maratonë që kabineti qeveritar ka zhvilluar të mërkurën dhe të enjten në “Vilën 31”. Aty janë skanuar të gjithë sektorët për punën gjatë 2022 si dhe është diskutuar për projektet e 2023.

Latest articles

Related articles