Gazetari Poli Hoxha zbuloi dy zyrtarë të rëndësishëm të cilët sipas tij janë shpallur non-grata nga Britania e Madhe.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë me studion e Euroneës, Hoxha tha se në dijeni e tij janë shpallur non-grata një nga ish-ministrat më të rëndësishëm të Ramës, si dhe një deputet të Kuvendit i cili është në krah të Berishës aktualisht.
“Pas non-gratës që e zbuloi vetë Berisha pati një letër të Ministrisë së Jashtme britanike, e cila thoshte që ne këtë javë morëm një sërë masash për një numër individësh dhe do të vijojmë. Më dijeninë time ka një ish-ministër nga më të rëndësishëm të zotit Rama, të qeverisë aktuale ka po ashtu dhe një deputetët që është në krah të zotit Berisha aktualisht. Ka dhe persona të tjerë në dijeninë time, por është shumë e vështirë t’i thuash”, tha Hoxha.