Sipas mjekes toksikologe Sonila Tivari Bitri cigarja elektronike nuk është pa efekte anësore. Mjekja toksikologe theksoi se varësia nis më shpejt te adoleshentët, por varësia prej saj është me efekte të dëmshme anësore, jo e kundërta siç ajo u reklamua në fillim.
“Në studimet e vitit të fundit është parë se nuk kishte përfitime në ndalimin e duhanpirjes, apo në përmirësimin klinik të përdoruesit. E vetmja këshillë mjekësore për të ulur komplikacionet e mushkërisë, apo komplikacione të tjera është të ndalojmë pirjen e cigares, si normalen, po ashtu edhe atë elektronike.
Shohim një trend në rritje te adoleshentët, pasi ata kanë një ekspozim për herë të parë me cigaren elektronike. Ata e përdorin këtë me idenë se është më e pranueshme dhe mund ta blejnë kudo. Por, varësia mund të kaloj nga cigarja elektronike në cigaren normale shumë kollaj. Në të kundërt nga të rriturit që e përdorin për të ulur varësinë nga cigarja normale.
Nikotina është një substancë që krijon varësi, më tepër nga çdo përbërës tjetër, si alkooli apo hashashi. Por, ndërprerja e saj jep shenja klinike po njësoj. Cigarja elektronike nuk është pa efekte anësore, ashtu si ajo u reklamua në vitet e para kur u fut në treg.
Cigaren mund ta ndërpresim me terapi, ose me substanca, por më shumë qëndron edhe te forca e indivitit dhe vulneti i tij për ta ndërprerë duhanpirjen.”,-tha mjekja.