Integrimi nuk është një proces negociatash për hapjen dhe mbylljen e kapitujve

spot_img
Advertisements

Fitim Zekthi

Bashkimi Europian po përballet me një nga periudhat më tëvështira të historisë së tij. Lufta në Ukrainë, pasiguria përarkitekturën e sigurisë europiane, ndryshimi i marrëdhënievetransatlantike, konkurrenca ekonomike dhe teknologjike me Kinën dhe varësia në disa sektorë jetikë nga aktorë të jashtëmkanë nxjerrë në pah kufizimet e modelit aktual të integrimit.

Sot, madhësia ekonomike dhe rëndësia historike nuk mjaftojnëpër të garantuar ndikim në një botë ku fuqia përcaktohet gjithnjëe më shumë nga kapacitetet teknologjike, financiare, industrialedhe ushtarake. Sfidat e brendshme të BE-së, euroskepticizmi, borxhet e larta, rritja e partive të ekstremit dhe ardhja në pushtete Donald Trumpit në SHBA e kanë vendosur BashkiminEuropian përballë vështirësive të mëdha. Liderët europianë po përballen me një realitet të ri, në të cilin Europa ka burime, tregje dhe potencial njerëzor, por e ka të vështirë t’i shndërrojëato në fuqi të përbashkët. Në këtë kuptim, problemi i saj nukështë vetëm se si të përballet me sfidat e jashtme, por edhe se sitë kapërcejë pengesat e brendshme që e pengojnë të veprojë sinjë aktor i bashkuar.

Enrico Letta, ish-kryeministër i Italisë dhe një nga figurat e rëndësishme të debatit europian për të ardhmen e integrimit, nënjë fjalim të mbajtur pak ditë më parë në Prishtinë, në kuadër tëCivil Society & Think Tank Forum 2026, i kushtoi rëndësi tëveçantë nevojës që Europa të mos humbasë dinamikën, tëveprojë dhe të japë rezultate konkrete. Në thelb të diskutimit tëtij ishte nevoja për të ripërmasuar marrëdhënien midis Tregut tëPërbashkët dhe zgjerimit të Bashkimit Europian. Letta theksoi se Europa nuk mund të ruajë peshën e saj në rendin ndërkombëtarnëse nuk arrin të bashkojë kapacitetet ekonomike, financiare dhepolitike.

Një nga paradokset e Bashkimit Europian është se ai përfaqësonnjë nga hapësirat më të mëdha ekonomike të botës, por nuk arrinta shndërrojë këtë madhësi në fuqi të krahasueshme me atë tëShteteve të Bashkuara apo Kinës. Europa vazhdon tëfunksionojë përmes 27 sistemeve kombëtare, me tregjefinanciare të fragmentuara, pengesa administrative dhe politikaqë shpesh ndjekin interesa të ndryshme kombëtare. Kjo e bën tëvështirë mobilizimin e kapitalit, zhvillimin e kompanive tëmëdha europiane dhe krijimin e një kapaciteti industrial që tëkonkurrojë në shkallë globale. Të dhënat e paraqitura nëdiskutimin e Prishtinës e ilustrojnë këtë kontrast. Bashkimi Europian përfaqëson rreth 17 për qind të prodhimit tëbrendshëm bruto botëror, kundrejt rreth 25 për qind të Shtetevetë Bashkuara, por në kapitalizimin e tregjeve financiare pesha e tij është vetëm rreth 11 për qind, ndërsa ajo amerikane arrin në60 për qind.

Problemi, pra, nuk është thjesht konkurrenca me fuqitë e tjera, por pamundësia për të përdorur në mënyrë të përbashkët burimetqë Europa zotëron. Një treg i fragmentuar prodhon kompani mëtë vogla, investime më të kufizuara dhe një varësi më të madhenga kapitali dhe teknologjia e jashtme. Europa nuk mund tëpretendojë të konkurrojë me ekonomitë e mëdha nëse vazhdontë sillet sikur secili prej vendeve të saj mund ta përballojë ivetëm konkurrencën globale. Në këtë kuptim, Letta preku njënga shqetësimet thelbësore të Europës së sotme, atë të hendekutmidis potencialit që ajo zotëron dhe aftësisë për ta shndërruar atënë fuqi reale.

Kjo çështje ka edhe një dimension politik. Fragmentimiekonomik nuk është vetëm një problem i tregut, por edhe isovranitetit dhe i aftësisë për të marrë vendime. Integrimieuropian nuk mund të reduktohet vetëm në konkurrueshmëri dheekonomi. Një treg i përbashkët që prodhon pabarazi të mëdhadhe ku përfitimet përqendrohen vetëm në disa vende e rajonenuk mund të krijojë një bashkësi politike të qëndrueshme. Kjo është arsyeja pse politika e kohezionit mbetet po aq e rëndësishme sa integrimi i tregjeve. Europa nuk është vetëm një hapësirë ku qarkullojnë mallrat, shërbimet, kapitali dhe njerëzit. Ajo është edhe një hapësirë ku qytetarët duhet të kenë mundësi të ngjashme për të jetuar, punuar, studiuar dhe zhvilluar jetën e tyre. Në këtë kuptim, ideja e zgjerimit të lirive europiane edhe në fushën e dijes, kërkimit shkencor dhe inovacionit tregon se integrimi duhet të përshtatet me ekonominë dhe shoqërinë e re, dhe të mos mbetet i kufizuar në modelin e krijuar disa dekada më parë.

Këtu merr kuptim edhe çështja e zgjerimit. Për një kohë të gjatë, ai është trajtuar kryesisht si një proces teknik dhe politik, në të cilin vendet kandidate duhet të përmbushin një numër kriteresh, të hapin dhe të mbyllin kapituj negociatash dhe të përshtatin legjislacionin me atë të Bashkimit Europian. Kjo pjesë e procesit mbetet e domosdoshme, por nuk mjafton për të kuptuar rëndësinë e zgjerimit në kushtet e sotme. Zgjerimi është gjithashtu një çështje e interesit strategjik të Europës. Nëse Bashkimi Europian dëshiron të ketë më shumë peshë në rendin ndërkombëtar, ai nuk mund ta trajtojë Ballkanin Perëndimor si një hapësirë periferike, të lënë në pritje të vendimeve të ardhshme. Stabiliteti, zhvillimi ekonomik dhe orientimi politik i rajonit lidhen drejtpërdrejt me të ardhmen e vetë Europës.

Por zgjerimi nuk është vetëm përgjegjësi e Bashkimit Europian. Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të kuptojnë se integrimi nuk mund të jetë vetëm një marrëdhënie dypalëshe me Brukselin. Një nga dobësitë e proceseve të mëparshme të zgjerimit ka qenë se vendet kandidate janë përqendruar kryesisht në marrëdhëniet e tyre me institucionet europiane, ndërsa bashkëpunimi mes tyre ka mbetur shpesh i kufizuar nga mosmarrëveshjet politike dhe konfliktet e së kaluarës. Nuk mund të kërkosh të bëhesh pjesë e një hapësire të përbashkët politike dhe ekonomike, ndërkohë që nuk arrin të ndërtosh marrëdhënie funksionale me vendin fqinj. Integrimi europian duhet të fillojë edhe brenda rajonit, përmes tregtisë, investimeve, lëvizjes së lirë, bashkëpunimit institucional dhe krijimit të tregjeve që funksionojnë përtej kufijve kombëtarë.

Për Shqipërinë, kjo qasje ka një rëndësi të veçantë. Integrimi europian nuk mund të shihet vetëm si një proces negociatash me Brukselin, i cili matet me numrin e kapitujve të hapur apo të mbyllur dhe me ritmin e përmbushjes së kritereve formale. Ai duhet parë edhe si një proces transformimi të brendshëm ekonomik, institucional dhe politik. Anëtarësimi në BE nuk është thjesht një objektiv diplomatik, por një proces që kërkon ndërtimin e institucioneve funksionale, forcimin e shtetit të së drejtës, rritjen e konkurrueshmërisë së ekonomisë dhe krijimin e një administrate që zbaton standardet europiane në praktikë. Në të njëjtën kohë, Shqipëria duhet ta shohë integrimin si një mundësi për t’u përfshirë më aktivisht në hapësirën ekonomike dhe politike të rajonit, duke zhvilluar marrëdhënie më të qëndrueshme bashkëpunimi por edhe me fqinjët. Nëse Europa synon të kapërcejë fragmentimin e saj, edhe vendet kandidate duhet të tregojnë se janë të afta të kapërcejnë ndarjet dhe pengesat që vazhdojnë të kufizojnë bashkëpunimin rajonal.

Në fund të fundit, sfida e Bashkimit Europian është më e madhe se çështja se sa vende do të bëhen pjesë e tij në vitet e ardhshme. Ajo lidhet me aftësinë për të përcaktuar se çfarë lloj fuqie dëshiron të jetë Europa në një botë që po ndryshon me shpejtësi. Integrimi ekonomik, kohezioni politik dhe zgjerimi nuk janë procese që përjashtojnë njëri-tjetrin. Përkundrazi, ato janë të lidhura dhe varen nga njëri-tjetri. Europa nuk mund të bëhet më e fuqishme duke mbetur e fragmentuar, as nuk mund të pretendojë të jetë një bashkësi politike e qëndrueshme duke mbajtur jashtë saj një rajon që historikisht dhe gjeografikisht i përket hapësirës europiane. Për Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, kjo do të thotë se integrimi duhet të jetë një proces me rezultate të prekshme, por edhe me një perspektivë të qartë politike. Thelbi i asaj qe del nga ajo qe tha Letta është se Europa duhet të kalojë nga premtimet te rezultatet konkrete. Nw kete kuptim Shqiperia ka shume shume pune dhe integrimi nuk eshte dicka qe ka te beje me negociatat apo me mbylljen e kapitujve.

spot_img

Latest articles

Related articles