Balla i përgjigjet Veliajt për të marrë pjesë në Asamble: Mos fshihet pas grushtit dhe trëndafilit të PS!

spot_img
Advertisements

Kreu i grupit parlamentar i PS-së Taulant Balla ka komentuar situatën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke theksuar se përballja me drejtësinë është një çështje personale dhe se Partia Socialiste nuk duhet të përfshihet në këtë proces.

Balla u shpreh se Veliajn e konsideron mik, por shtoi se ai duhet ta përballojë vetë këtë proces, pa përfshirë simbolet apo strukturat e PS-së.

“PS nuk është mburojë e askujt në përballje me drejtësinë dhe, në këtë këndvështrim, Veliajn e kam mik, por në përballjen me drejtësinë duhet ta bëjë vetë, pa përfshirë grushtin dhe trëndafilin e PS-së”, u shpreh Balla.

spot_img

Latest articles

Related articles