Allajbeun e nxjerrin nga dera te Sterilizimi, ai futet nga dritarja! SKEMA

spot_img
Advertisements

Shtetëzimi i koncesionit të sterilizimit ka sjellë një luftë klanesh dhe oligarkësh për të shtënë në dorë miliardat e akorduara nga vetë shteti. Manjati i spitaleve dhe medikamenteve mjekësore, Klodjan Allajbeu, po “lufton” me të gjitha armët për të rimarrë paratë e buxhetit të shtetit, megjithëse pati një rokadë në drejtimin e ministrisë së Shëndetësisë.

Ditët e fundit, OSHIS ka hapur një procedurë tenderimi ku fitues ka dalë një kompani e lidhur drejtpërdrejt me Allajbeun dhe njerëzit e tij të besuar. Bëhet fjalë për firmën MSE, e cila më parë ka pasur si pronar Arbër Teqjan, e përjashtuar për disa kohë dhe e rikthyer sërish në vallen e tenderave.

Sipas dokumenteve në datën 20 tetor 2026, OSHIS që menaxhon Sterilizimin ka shpallur fitues firmën “MSE” për tenderin e blerjeve të pajisjeve për sterilizimin me temperaturë të ulët dhe dizinfektim të sallave kirurgjikale.

Bëhet fjalë për lotin e parë, me objekt “blerje sterilizatorë mjekësorë me temperaturë të ulët për sterilizimin e pajisjeve dhe instrumentave mjekësore termosensitive” me një afat kohor prej 60 ditësh nga nënshkrimi i kontratës. Firma MSE ofroi rreth 37 milionë lekë, ose mi 400 mijë euro, edhe pse nuk isht oferta më e ulët. Kompania tjetër u skualifikua sepse nuk kishte çertifikatë ISO.

Më parë, MSE ka pasur pronar z. Arbër Teqja, djali ish-nëndrejtoreshës së QSUT-së Arjana Strakosha.

Ndryshimet e pronarëve janë bërë në 2023, ku është larguar ortaku Arbër Teqja dhe është shtuar ortaku “Cambridge Pathology B.V”. Pas kësaj firme qendrën në pronësi indirekte një shtetase Bullgare, Zoya Georgieva Gyurova.

Pronësi indirekte ka edhe z. Nikita Vinogradov, shtetas rus i lindur në vitin 1991.

spot_img

Latest articles

Related articles