Albpetrol urdhëron bllokimin e aksioneve të “Bankers”: Na ka detyrime pa paguar!

spot_img
Advertisements

Kompania shtetërore naftënxjerrëse, Albpetrol, është kujtuar “pas pilafit” të reagojë për skandalin e kompanisë koncesionare “Bankers”, e cila dyshohet se ka xhiruar në mënyrë fiktive qindra miliona euro, të gjitha nën “hundën” e firmës shtetërore.

Një vit më parë u zhvillua një aksion nga Prokuroria e Fierit, ku në pranga ranë disa drejtorë dhe ish drejtorë të firmës private, ndërkohë që çuditërisht nuk u prek Albpetrol, ajo e cila duhet të monitorojë dhe të ketë kontakte të vazhdueshme me koncesionarin.

I gjithë aksioni u zhbë për disa muaj, teksa me masë sigurie janë shumë pak persona, ndërkohë që puna po vijon në fushën naftëmbajtëse Patos – Marinzë, ku çdo muaj xhirohen sërish dhjetëra miliona euro. Dhe, në gjithë këtë situatë, vetë Albpetrol vendos që të bllokojë aksionet e “Bankers”, duke u kujtuar se u ka detyrime edhe atyre.

Disa ditë më parë, në Qendrën Kombëtare të Biznesit është regjistruar një vendim i përmbaruesit privat Ermir Godaj, për të bllokuar aksionet e firmës koncesionare “Bankers”.

spot_img

Latest articles

Related articles