Mitro Çela: Historia Rama-Veliaj që nuk e di askush, ja kam thënë veç Filipit

spot_img
Advertisements

Skena dhe prapaskena

ERION VELIAJ-EMIGRIMI I SË DREJTËS

Me Erionin kam vite që jemi njohur.
Më saktë kur drejtonte shoqatën “Mjaft”.
Më shpesh takoheshim kur bëri partinë “G 99”.
Nuk doli mirë në zgjedhje, por Rama e bëri ministër.

Për hir të Fiks Fare, për halle të qytetarëve, kemi pirë kafe edhe në zyrën e tij në ministri.
Erdhi dita për të përzgjedhur kandidatët për Kryetar të Tiranës.
Rastësisht u ndodha në një bisedë me Ramën. Diskutoheshin disa emra: Blendi Klosi; Shalësi dhe Erioni.

Rama parapëlqeu Erionin.
U bë fushata: Erioni u bë Kryetar.

Unë kam mendimin, që Kryeministri dhe Kryetari i Tiranës, duhet të jenë nga e njëjta parti.
Tirana është e madhe. Siguron shumë të ardhura.
Por nuk mjafton.
Erioni e ka pasur mbi sup “dorën e ngrohtë” të Ramës. Miliona euro, mes projekteve, kalonin nga qeveria në Bashki.
Rama- Veliaj ishin miq. Shokë. Aleatë.
Por Erioni avash avash, u përpoq të devijojë nga tutela e Ramës.
Nisi një luftë nën rogoz mes Erionit, Belindës dhe Ahmetaj.
Prapaskena: kush do ishte i dyti -sot-dhe trashëgimtari i Ramës- nesër.

Rezultati: Ahmetaj në emigracion. Erioni në paraburgim.

Nga burgu Erioni nisi betejën me prokurorin.
Taktikë e gabuar. Pa bereqet. Pa ide.
Beteja gati një vjeçare doli “flluckë sapuni”.

Në këtë kohë dolli në skenë Gjykata Kushtetuese.
Vendosi që Veliaj të ishte Kryetar.

Të gjithë thanë hosona. Bile dhe Rama.
Veç prokurorit.
Ai nuk lëvizi nga “istikami”: prokurori e la pas hekurave.

Nga burgu i Durrësit Erioni nisi betejën, tashmë edhe me gjyra politike.
Brënda të drejtës së tij shkarkoi Kryetaren e Bashkisë. Pastaj Sekretarin e Bashkisë. Gjithë drejtorët. Kryetarët e lagjeve.
Nga larg dukej sikur e “drejta” po merrte rrugën e emigrimit.

Kur Erioni ndihej Zot në parcelën më të madhe të Ramës-kryeqytetin- nisi deklarata.
Nuk e njihte ndarjen territoriale të Tiranës.

Edhe këtë shuplakë Rama u duk sikur nuk e vuri re.
Pastaj, nën maska, miqtë u bën pjesë e protestave.
Të njëjtin skenar ka luajtur kur drejtonte “Mjaft”-nën rrogos me Berishën, – në favor të Ramës-për të rrezuar Nanon.
Shto ujë e shto miell dhe erdhi deklarata “bombë” , pas humbjes së Vuçiçit.

Këtu e drejta e Erionit emigroi.
Rama e degdisi nga Durrësi, në burgun e Fierit.
Rama e shpalli puçist: ka organizuar protestat për të na marrë pushtetin?!

Erioni e “shfryu” mërinë duke shkarkuar nënkryetaren e bashkisë Vasilika Viero?!
Po më tej si do ta komandojë Tiranë?!
Enigmë.

spot_img

Latest articles

Related articles