Dosja Balluku, 31 të pandehur! Mes tyre Ram Geci, Paqsor Buzi, Carapuli, SAKO e Abazi

spot_img
Advertisements

Në dosjen e Belinda Ballukut janë 31 të pandehur, mes tyre pesë ndërtues dhe dy kompani private.

SPAK akuzon Arbër Abazin për korrupsion aktiv dhe falsifikim dokumentesh, pasi dyshohet se i dha Ballukut një vilë në Palasë në këmbim të tenderit të Lotit 7 të Unazës së Madhe.

Për falsifikim dokumentesh akuzohen edhe Artan Sako, Paqsor Buzi dhe kompani të lidhura me ta.

Ndërsa Pandeli Carapuli akuzohet për pastrim parash në lidhje me vilën në White Rocks, në Dhërmi.

Të pandehurit e tjerë janë kryesisht ish-vartës dhe bashkëpunëtorë të Ballukut.

Ervis Berberi përballet me nëntë akuza për shkelje në tendera, ndërsa mbi 10 persona akuzohen për shkelje në tenderin e Tunelit të Llogorasë, mes tyre edhe ish-sekretarja e Përgjithshme e MIE, Viola Haxhiademi.

Të akuzuarit e dosjes Balluku:

Belinda Balluku Shkelje e barazisë në 9 tendera; Korrupsion, pastrim parash, mosdeklarim pasurie

Pandeli Carapuli Pastrim parash

Igli Tare Pastrim parash në 2 raste

Joana Bushi Pastrim parash

Arbër Abazi Korrupsion aktiv; Falsifikim dokumentesh

“Alko Impex General Construction” Korrupsion aktiv

Viola Haxhiademi Shpërdorim detyre Tuneli i Llogarasë

Ergys Verdho Shpërdorim detyre Tuneli i Llogarasë

Adja Strazimiri Shpërdorim detyre; Shkelje në tendera

Anila Sulollari Shpërdorim detyre Tuneli i Llogarasë

Paqsor Buzi Falsifikim dokumentesh disa herë

Artan Sako Falsifikim dokumentesh disa herë

Ram Geci Falsifikim dokumentesh disa herë

“Eurocol” sh.p.k Pastrim parash

Evis Berberi Shkelje në 9 tendera

Gentian Gjyli Shkelje në tendera dhe shpërdorim detyre

Erald Elezi Shkelje në 3 tendera

Jetmira Dervishi Shkelje në tendera

Mirzeta Kashnica Shkelje në tendera

Jonida Çeçe Shkelje në 3 tendera

Adrian Kroi Shkelje në 4 tendera; Shpërdorim detyre

Denis Xhoshi Shkelje në 3 tendera

Klarita Konomi Shkelje në 1 tender

Miranda Shkurti Shkelje në 8 tendera

Genti Raça Shkelje në 5 tendera; Shpërdorim detyre

Eduart Agalliu Shkelje në 1 tender

Arbër Troka Shkelje në 2 tendera

Dhurata Lazaj Shkelje në 3 tendera

Nikollaq Mihali Shkelje në 3 tendera

Gëzim Noni Shkelje në 3 tendera

Arlinda Gordani Shkelje në 4 tendera./Shqiptarja

spot_img

Latest articles

Related articles