Panairi i Librit 2026 në dyshim, Shoqata e Botuesve nuk kanë një vendim për realizimin

spot_img
Advertisements

Panairi i Librit 2026, i 29-ti është në rrezik shtyrje për një moment më të qetë në Tiranë. Botuesit e organizatorët nuk janë të vendosur për datat dhe eventin.

Më poshtë një email i dërguar nga shoqata e botuesve:

Të dashur kolegë botues, ekspozues të Panairit të Librit 2026,

Sigurisht që me të drejtë shumë nga ekspozuesit e Panairit të 29 të Librit të Tiranës pyesin: çfarë do bëhet me Panairin, do zhvillohet apo jo, do fillojë më 11 nëntor sipas parashikimit apo jo?

Sigurisht që duke parë zhvillimet shqetësuese të javëve e ditëve të fundit që po kalon vendi ynë, sidomos Tirana, këtë pyetje e bëjmë të gjithë, madje edhe lexues e dashamirës të librit.

Ne po ju shkruajmë për punët në organizimin e Panairit të 29 të Librit të Tiranës 2026.

Grupi organizator ka punuar për një aktivitet me të gjithë treguesit e duhur. Po kështu të gjithë botuesit, bashkëpunëtorët e shumtë, Juria e konkursit të panairit etj.

Krahas mbledhjes së pagesave për sipërfaqet e kontraktuara, ne kemi bërë një pjesë të madhe të pagesave sipas kontratave dhe afateve të parashikuara.

Ne duam t’i kemi të gjitha punët gati dhe do të presim deri në prag të Panairit, dmth deri më 5-6 nëntor që të vendosim përfundimisht. Në këtë rast, pra nëse gjendja do i kthehet qetësisë ne do e zhvillojmë Panairin si zakonisht.

Duke mos parashikuar se kur mund të vendoset normaliteti, Grupi organizator ka menduar edhe për një opsion rezervë për organizimin e Panairit të Librit 2026.

Ne i kemi kërkuar Pallatit të Kongreseve edhe data të tjera të mundshme në fund të nëntorit ose në dhjetor 2026.

Për çdo të re do t’ju njoftojmë.

spot_img

Latest articles

Related articles