Zbardhen debatet brenda grupit të PS-së lidhur me transferimin e Erion Veliajt nga burgu i Durrësit në Fier. Gjithçka nisi nga kërkesa për dorëheqje që Bledi Çuçi i bëri ministrit Toni Gogu.
Ministri Gogu reagoi duke i thënë se nuk ka dijeni zyrtarisht për transferimin por shtoi se Veliaj po ushqehet, është mirë dhe i sigurtë. “Jam vetë këtu, mund ta jap përgjigjen. Çuç, mund të më kishe pyetur privatisht, siç më pyet për shumë gjëra të tjera.
Por, meqë po e ngre në grup, po të përgjigjem në grup. Zyrtarisht nuk kam informacion për transferimin. I kam kërkuar relacion zyrtar drejtoreshës së përgjithshme të Burgjeve. Nga ana operative, po të informoj se Erioni është mirë, në një mjedis të sigurt. Ka filluar edhe të ushqehet”.



