1 muaj në arrati, kapet juristi i Kadastrës | Emri

spot_img
Advertisements

Policia e Fierit ka ndaluar një 56-vjeçar, ish-jurist pranë ASHK në Fier, i cili ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të koduar “Stolen Land”.

Sipas njoftimit të policisë, në pranga ka rënë Hidir Zani, banues në Fier. Ndaj tij, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, me vendim të datës 17 shtator 2026, kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

56-vjeçari akuzohet për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, në disa raste. Sipas hetimeve, ai dyshohet se ka abuzuar në mënyrë të përsëritur me detyrën gjatë ushtrimit të funksionit të tij si jurist pranë ASHK-së në Fier.

spot_img

Latest articles

Related articles