“Cigaret elektronike me nikotinë më kanë ndryshuar zërin” – Këngëtarja rrëfen pasojat e Vapes

spot_img
Advertisements

Selena Gomez ka zbuluar për ndjekësit se përdorimi i shpeshtë i cigareve  elektronike me nikotinë ka ndikuar me zërin e saj. Këngëtarja e konsideroi këtë si një rrëfim personal të sajin. Këngëtarja 34-vjeçare foli hapur për këtë çështje përmes një postimi në Instagram Stories, të dielën, më 18 tetor, duke paralajmëruar ndjekësit për pasojat e këtij zakoni.

“Kam përdorur shumë cigare elektronike me nikotinë. Nikotina është shumë e vështirë për t’u lënë dhe doja thjesht të thoja se, nëse po e përjetoni këtë ose po mendoni të përdorni cigare elektronike, nuk ia vlen”, u shpreh ajo.

“Është kaq e kotë. Ma ka ndryshuar zërin. Nëse nuk ju pëlqen ta dëgjoni zërin tim, është e kuptueshme. Thjesht mos më dëgjoni”.

Artistja pranoi se heqja dorë nga nikotina ka qenë një proces shumë i vështirë, por shpreson të vazhdojë pa u kthyer te ky zakon. Ajo u përcolli gjithashtu një mesazh inkurajues fansave që po përballen me vështirësi. Këngëtarja ka folur edhe më parë hapur për sfidat e saj shëndetësore, përfshirë diagnozat e lupusit dhe çrregullimit bipolar. Në një intervistë për revistën People, në shtator, ajo u shpreh se e mirëpret plakjen dhe ndryshimet që vijnë me të.

“Të plakesh ka qenë shumë bukur. Nuk kam aspak frikë. Më pëlqen të plakem. Po, gjërat do të ndryshojnë dhe trupi do të pësojë ndryshime, por ti je gjallë. Mendoj se, në shumë mënyra, mosha është thjesht një numër”, shtoi Gomez.

spot_img

Latest articles

Related articles