Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur këtë të martë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Ballukut i është njoftuar zgjatja e hetimeve nga ana e SPAK, deri më janar të 2027-ës.
Deri tani akuzohet për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera për Tunelin e Llogarasë dhe lotet e Unazes se Madhe. Së fundmi po hetohet për korrupsion dhe pastrim parash pas vilave në Jug.
Ndërkohë që Kryeministri Edi Rama ka mbërritur mëngjesin e kësaj të marte në Kryesinë e Kuvendit, ku pritet të nisë mbledhja e grupit parlamentar të PS-së.



