Kongresmeni amerikan Keith Self: Protestat në Shqipëri shpërthyen ndaj politikanëve të korruptuar

spot_img
Advertisements

Duket se situata në Shqipëri po nxit një valë të madhe reagimesh nga personalitete politike në SHBA. Kongresmenët amerikanë po shohin me shqetësim situatën në Shqipëri dhe arsyet e vërteta se përse pi protestohen me të gjitha format prej 140 ditësh rresht. Këtë të shtunë, brenda pak orësh tre kongresmenë amerikanë kanë reaguar për protestat studentore që kanë përfshirë Shqipërinë dhe dhunën policeske ndaj të rinjve.

I radhës ka qenë Kryetari i Nënkimitetit për Europën në Kingres Keith Self, i cili duket se ka lexuar thelbin e protestës së gjatë që po kulmon me atë të studentëve dhe gjimnazistëve: Largimi i Kastës së korruptuar politike.

“Protestat në Shqipëri janë kulmi i mosbesimit të qytetarëve ndaj politikanëve të korruptuar dhe i lodhjes së tyre nga shpërfillja totale e shtetit të së drejtës. Udhëheqësit shqiptarë duhet t’u përgjigjen thirrjeve për ndryshime thelbësore, që do të krijojnë mundësi ekonomike dhe do të nxisin stabilitetin rajonal’, shkruan kongresmeni republican Keith Self

spot_img

Latest articles

Related articles