28 vjet me pare nen drejtimin e Shtabit te Pergjithshem me ne krye kolonel Pajtim Abazi dhe te ndjerin kolonel Hysen Ymeri djemte me te mire te ushtrise, iu bashkuan procesit seleksionues me profesional, me te veshtire dhe me standarte 100 per qind te NATOs nen drejtimin e instruktoreve Turq te Forcave Speciale, duke krijuar Forcat Speciale te ushtrise Shqiptare.
Keta djem dhe vajza, duke filluar me Gjeneral Arben Kingji, Kolonel Behar Maren, Kolonel Ajet Jata, Kolonel Bledi Lama, kolonel Ekland Dautin, kolonel Asllan Nuzin, Pali Dakollin, Mazllum Allen, Ramadan Karakushin, Lavdrim Oshafin, Besnik Cukalin, Agim Kuçana, Enkel Muçi, Ernest Marjakaj, Ervis Spahi, Mujo Ahmetaj, etj ne bashkepunim me shtabin e batalionit kolonel Arben Tosken, kolonel Arben Dhulin, kolonel Hajdar Gura, Flamur Dacin , Agron Hoxhen, etj te gjithe se bashku krijuan, punuan dhe sherbyen ne mbi 60 misione nderkombetare, luftarake dhe paqeruajtese ne Irak, Afganistan, Cad, Bosnje dhe Kosove.
Nga ky repart kane dale djem te shkelqyer si ish deputeti PS Denis Deliu , i cili pergjate kater viteve te kaluara krejt ndryshe nga deputetet e tjere me te kaluar ushtarake la gjurme ne kerkesat e vazhdueshme per qeverine per permiresimin e mbeshtetjes financiare, strukturimit dhe modernizimit te ROS.
Nga vitit 2009 deri ne vitin 2013, kjo ishte njesia me e vleresuar ne historine e ushtrise shqiptare, nga qeveria shqiptare, lidershipi amerikan, NATO dhe ishte kryefjala e çdo vleresimi qe i behej Shqiperise nga te huajt.
Kjo u arrit pas nje procesi te thelle reformash ne drejtim te modernizimit, strukturimit, pajisjes, stervitjeve reale dhe ekstreme, te cilat u finalizuan ne misionet me te sukseshme qe ushtria shqiptare kishte bere pas vitit 1945 me misionet e para luftarake dhe te vetme deri me sot ‘Eagle 1-8’ ne Kandahar Afganistan 2010-2014.
Nje ndihme te madhe ne rritjen e kapaciteteve te kesaj njesie ka dhene mbeshtetja e vazhdueshme e ushtrise amerikane dhe turke, te cilet na asistuan ne stervitje por dhe drejteperdrejte ne misionet luftarake ne terren ne Afganistan dhe Irak.
Ne te njejten kohe, edhe ne ditet e sotme, lidershipi i Regjimentit ROS vazhdon traditen e mire te stervitjes, modernizimit, permiresimit te kushteve te jeteses dhe permiresimit te trajtimit financiar.
Me kete rast duke mos qene ne Shqiperi, deshiroj te shpreh mirenjohjen dhe respektin maksimal per djemte dhe vajzat me te cilet punuam dhe sherbyem se bashku per 7 vite ne kete njesi élite , duke ju uruar suksese ne misionin tuaj te shenjte ju dhe familjeve tuaja.
Qeveria Shqiptare dhe ministria e mbrojtjes duhet te bejne edhe me shume per keto forca, pasi konflikti ne Ukraine, ne Iran dhe se shpejti edhe ne Detin e Kines Jugore, po tregojne rendesine qe ka angazhimi me sukses i forcave te operacioneve speciale.
Uroj nga zemra suksese ne jete dhe karriere per te gjithe ata kolege te shkelqyer, heronjte e ushtrise shqiptare, per sakrificen e madhe qe kane bere dhe beni per Kombin Shqiptar.
Se fundi, perulem me respekt ndaj vepres se kolegut tone Kapiten Feti Voglit dhe Rreshter Marenglen Brahmatit. I paharruar qofte kujtimi tyre.
Efektive te BOS-it! Djem dhe vajza!
Zoti ju bekofte Ju dhe familjet Tuaja.
Dr. Dritan Demiraj, Col (Ret) SF, Nderi i Kombit.



