U diagnostikua me kancer në mushkëri dhe u operua: Operacioni i Papa Luani XIV doli me sukses

spot_img
Advertisements

Papa Luani XIV pas diagnostikimit me kancer në mushkëri, iu nënshtrua një operacioni ditën e djeshme, i cili zgjati 3 orë. Vatikani thotë se ndërhyrja rezultoi me sukses dhe se Papa është në gjendje të mirë shëndetësore. Papa u operua në spitalin ‘’Gemelli’ në Romë dhe pritet të qëndrojë aty rreth një javë.

“Ndërhyrja kirurgjikale në mushkëri, së cilës iu nënshtrua Papa Luani XIV në spitalin Gemelli të Romës, ka përfunduar me sukses, brenda afateve dhe sipas mënyrës së parashikuar. Pas operacionit, Ati i Shenjtë është kthyer në dhomën e tij të spitalit”, njoftoi Salla e Shtypit e Vatikanit.

Tumori në mushkri u zbulua për herë të parë gjatë asaj që Vatikani e ka përshkruar si “kontrolle rutinë”.

spot_img

Latest articles

Related articles