Kulla 77 kate Luanit të “Deltës” dhe bosëve të basteve, Abdia-Avdia i mbyll gojën Berishës, PD mbyll sytë me Euro

spot_img
Advertisements

Gara për qiellin e Tiranës po bëhet gjithnjë e më e fortë. “Mali i Tiranës’ me 58 kate, i konsideruar si kulla më e lartë në kryeqytet, sfidohet nga një tjetër qiellgërvishtëse.

Në mbledhjen e 30 korrikut të Këshillit Kombëtar i Territorit dhe Ujit, mes shumë kërkesave për leje për hotele e godina shumëkatëshe bie në sy një kullë 77 katëshe në zemër të Tiranës. ‘Mali i Tiranës’, projekt i prezantuar në 2023-shin do të ndërtohet nga Nova Construction e Ilir Shtufit, biznesmeni i kapur në Greqi pasi SPAK lëshoi një urdhërarrest ndaj tij për pastrim parash për llogari të një grupi kriminal.

Disa dhjetëra metra larg kullës së Shtufit, projektohet një godinë edhe më e lartë. “Leje Ndërtimi për objektin: “Tirana Society Towers”, ndërtesë me përdorime të përziera, 77 kate me 10 kate parkimi nëntokësor”, me vendndodhje në rrugën “Ludovik Shllaku”, Bashkia e Tiranës, me subjekt zhvillues “National Construction” sh.p.k”, thuhet në rendin e ditës së 30 korrikut.

Ndërtesa parashikohet të ngrihet prapa pallatit të Kulturës. Projekti është realizuar nga një emër i njohur i arkitekturës botërore, kiliani Alehandro Aravena.

Sipas të dhënave të hapura “National Construction” shpk, zotërohet nga TDT&Partners me ortak Glendi Abdinë dhe Dajlan Avdine, e cila ka 50 përqind të aksioneve, ndërsa pjesa tjetër është e kompanisë Deutchcolor, pjesë e grupit DC Industries, e kontrolluar nga Luan Muça, një prej biznesmenëve më të fuqishëm në vend.

Megjithatë është interesante loja politike. Berisha i ka çuar dhëndëri të protestojë për kullën tek Parku Rinia, por asnjë fjalë për komshiun e Ilir Shtufin dhe as për kullën tek Pallati i Kongreseve për Shkelzen Beshirin. Për këtë hesht edhe një deputete që ka marrë dy leje ndërtimi në Farkë me ortakë me probleme me ligjin teksa mbyll gojën për kullë 77 kate prapa pallatit të Kulturës.

spot_img

Latest articles

Related articles