Premiera e edicionit të 46-të të “Portokalli” u prit me interes të lartë nga publiku që kishte kuriozitetin të shihte programin artistik të përgatitur nën drejtimin e Agron Llakajt që u rikthye pas 16 vitesh në spektaklin më të madh të humorit.
Njëkohësisht shfaqja e parë u shoqërua me polemika. Në rrjet u ndez debati për parodinë e protestës që interpretoi një pjesë e trupës së “Portokalli”. Disa ndjekës në rrjete socialeve nuk i mirëpritën tonet e humorit. Vetë drejtuesi Agron Llakaj nxjerr në dukje qëllim e skeçit.
“Ato personazhe që ne ngritëm në protestën tonë në “Portokalli” janë personazhe që u bënë virale. U bënë meme po aty në protestë. Edhe me njerëz që kanë abuzuar me protestën duke sjellë skena qesharake. Kjo ka qenë dhe nuk ka asnjë qëllim tjetër“, u shpreh drejtuesi i “Portokalli”, Agron Llakaj.
Duke shprehur mbështetjen për protestën që vijon prej gati 130 ditësh, LLakaj theksoi se paradia në teatrin e “Portokalli” nuk kishte për qëllim të fyente askënd dhe kërkoi ndalimin e gjuhës së urrjejtjes ndaj aktorëve.
Për këtë arsye ka reaguar aktori Flor Binaj, me disa fjalë: “Do duhej të ishte ashtu siç the vllai im, por ishte tërësisht e kundërta. Ndjeva shumë keqardhje”.



