Një shpërthim në pikën e karburantit “Eida” në zonën e Brrylit në Tiranë la të plagosur tre punonjës dhe shkaktoi dëme të shumta materiale.
Autoritetet kanë dhënë versione të kundërta, zjarrfikësja deklaroi se shpërthimi i gazit ndodhi brenda zyrave, ndërsa ISHTI pretendon se zjarri nisi nga një automjet.
Të plagosurit ndodhen në Spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën, ndërsa rezervuarët e karburantit nuk pësuan dëmtime.



