Pogradeci është zgjuar me lëkundje sizmike mëngjesin e sotëm. Një dridhje me magnitudë 3.9 është regjistruar rreth orës 05:40 në juglindje të Pogradecit.
Tërmeti ka pasur një thellësi prej 15 kilometrash dhe është ndjerë edhe në Korçë, Strugë, Ohër etj, ku banorët kanë raportuar lëkundjet.



