Në studion e emisionit “FactCheck”, drejtori i përgjithshëm i MCN TV, Endri Meksi, analizoi dosjen e AKSHI-t dhe arrestimin e Ergys Agasit, si i akuzuari kryesor.
Meksi tha se Agasi është shitur nga bashkëpunëtorët prej kohësh.
Shoqëria e tij e ka shitur me kohë. E kishin shitur që herët. Është dorëzuar dhe vetëm kaq.
Unë me të kam pasur biseda të shkëlqyera, është i sjellshëm, komunikues. Pati një dalldi. Di të them që i mori koka erë. Të mendosh të shkatërrosh gjithë shtetin duke bërë pis gjithë dynjanë. Cili është plani i tij? Të gjithë kanë interes financiar në fund të fundit.
Termi i saktë për të është marrëzi. Miqtë e tij në korrik nuk e shihnin dot me sy se i kishte marrë në qafë. Tani ai u arrestua, historia ka mbaruar.
Meksi tha se arratia e Ergys Agasit mban një numër simbolik për njerëzit e teknologjisë së informacionit.
Ai është kapur dhe përgëzime Policisë së Shtetit për këtë. 254 ditë në arrati. Këtu është dora e Ermal Beqirit. Është numri i adresave IP që përdorin brezi /24, në gjuhën e rrjetit. Është numri që IT e kuptojnë çfarë simbolike ka. Është numër mistik për ne. Ne kur e dëgjojmë këtë numër, kemi reflekse në tru. Në momentin që e dëgjova, mu duk shumë interesante.
Efektet e kapjes së tij u panë dje në Vlorë. Janë dëmet e tij. Ka ngatërruar gjithë dynjanë. Mënyra si operonte, premtonte botën. Do tokë? Toka ka regjistrim. Ku e do? Dallëndyshe, bëja një çikë këtij mikut tim! Gjeti si Dallëndyshja, Erioni, Mirlinda etj. I shkeli me këmbë. Shyqyr që SPAK e kapi në kohë çështjen e AKSHI-t.
Meksi theksoi se Agasi nuk ka gëzuar asnjë mbrojtje nga kryeministri dhe nuk ka asnjë pazar për arrestimin e tij.
Rama ka bërë çdo gjë për të suportuar këtë treg. AKSHI-t iu dha çdo suport dhe po lë SPAK-un të veprojë. Ata të PS heshtën te Ergys Agasi.
Agasi ishte vërdallë nëpër Shqipëri. Mendoj që ka qenë i survejuar. Nuk po them se u la të bredhë e të ngatërrojë dynjanë. Por ai e ka bërë këtë.
Ka njëfarë sharmi ai zotëria. Të gjithë menduan se Gysi do të kthehej sërish. Nuk mendoj se e kanë strehuar, në sensin e zakonshëm të kësaj fjale. Ai ka bërë edhe vepra të mira. Ka njerëz që kanë bërë para. Një pjesë do t’i ndëshkojë ligji, pjesa tjetër do ia hedhë. Do të shijojnë paratë me Gysin në qeli.
Julian Shpataraku është i fundit në këtë histori. Nuk ka lidhje. Marrëdhënia e Agasit me policinë nisi me zgjedhjen e zotit Proda. I krijua ideja se ky e vuri Prodën dhe Proda do bëjë kërdinë.
Në momentin që SPAK nisi një hetim për lojërat e fatit, rinisi një fenomen, Modiku. U mbushën lokalet me slot-e. Si hyjnë këto në doganë? As me pjesë nuk lejohet. Por hynë në masë dhe filluan të përhapen. Gënjyen tregun dhe krijuan idenë se ky treg do të funksionojë kështu. Kur një media guxonte të bënte një lajm për këtë, në telefon merrte i deleguari i Gys Agasit për mediat dhe zoti Bixha.



