Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, niset për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas heqjes së non-gratës.
Berisha e ka cilësuar këtë vizitë si një moment të rëndësishëm politik, duke shprehur bindjen se mbështetja amerikane do të jetë vendimtare për zhvillimet politike në Shqipëri.
“Kjo prani dëshmon se ju e parandieni që ky për Shqipërinë është udhëtimi i viteve.
Dhe unë kam shumë kënaqësi që sot nisem për në Shtetet e Bashkuara, po me atë bindje si në mars të vitit 1991.
Se vendi i madh i lirisë do mbështesë Shqipërinë dhe shqiptarët në përpjekjen e tyre për t’u çliruar nga diktatura autoritare e bazuar në drogën, krimin, dhe vjedhjen e shqiptarëve të Edi Ramës, regjimit të narkoshtetit.
Edhe një herë, edhe një herë, nuk ka asgjë personale. Thashë dhe një herë, prania juaj këtu dëshmon se ju e ndjeni që ky është udhëtimi i viteve për Shqipërinë.
Kurse në rrafshin tim, unë shkoj dhe takoj miqtë e mi të cilëve u them: unë erdha, erdha”, u shpreh Berisha.



