Konflikti me armë i biznesmenëve, përmbyset makina e OTP Bank

spot_img
Advertisements

Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e regjistruar mesditën e kësaj të enjteje në zonën e Radhimës, në Vlorë, ku një grup prej më shumë se 10 personash zbarkuan në ambientet e “Regina Hotel” dhe pasi nuk arritën qëllimin e tyre hapën zjarr në drejtim të godinës.

Burime nga grupi hetimor thonë se para se Muça të zbarkonte te resorti i Bedinjat, mes dy biznesmenëve ka pasur një telefonatë. Bedinaj ka qenë i ulur në tavolinë, kur thotë se aty ka mbërritur Muça dhe më pas janë afruar edhe persona të tjerë. Mes palëve ka pasur edhe përplasje fizike, ku Bedinaj pretendon se është qëlluar me qytën e armës dhe ka pësuar lëndime në syrin e majtë dhe pas koke.

Por duket se asgjë nuk shkoi sipas planit të autorëve, madje as tentativa për t’u larguar nga vendi i ngjarjes. Gjatë largimit dhe përpjekjes për t’i shpëtuar ndjekjes së Policisë, një prej automjeteve të përdorura nga grupi për të shkuar në hotel u aksidentua në urën e Peshkëpisë, në hyrje të Vlorës.

Bëhet fjalë për një automjet tip “Range Rover”, me targa AM001AM, ku ndodheshin tre prej autorëve të dyshuar.

Makina rezulton në pronësi të Mandrit Lleshaj, një kompani private e kontraktuar nga Luan Muça për të garantuar sigurinë në bizneset e tij.

Nga informacionet e më herëshme, automjeti rezultonte të jetë në pronësi të Bankës OTP Albania, ndërsa mbetet për t’u sqaruar se si mjeti ka përfunduar në përdorim të personave të përfshirë në ngjarje.

spot_img

Latest articles

Related articles