Këlliçi: Berisha si Nelson Mandela, vizën ja dha Marco Rubio

spot_img
Advertisements

Nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi ka folur mbrëmjen e sotme lidhur vizitën e kryedemokratit Sali Berisha në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

I ftuar në “Opinion”, Këlliçi është shprehur së dhënia e vizës së Berishës është bërë me urdhër të Sekretarit Amerikan të Shtetit në rrëzim të sanksionit të vendosur sipas Seksionit 7031(c) . Ai bëri po ashtu me dije se viza është 5-vjeçare.

Ndër të tjera, Këlliçi u shpreh se ato persona që u përfshinë në shpalljen e Berishës “ non grata”, po përballen me drejtësinë, ku përmendi këtu kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës, Erion Veliajn, ndaj të cilin rëndojnë 13 akuza për 5 vepra të rënda penale.

“Është e shkruar në vizitën e tij se dhënia e tij është me urdhër nga Sekretari Amerikan i Shtetit në rrëzim të Sanksionit. Viza është 5-vjeçare. Në 5 vitet e fundit duhet të kuptojmë se çfarë ka ndodhur me aktorët politikë që kanë qenë pjesë e kësaj ngjarje, një grup prej tre personash në Shqipëri dhe tre të tjerë në SHBA. Në Shqipëri Erion Veliaj, i cili ka manipuluar DASH, ka gënjyer dhe dhënë dokumentet të reme sot ndodhet në burg. Lulzim Basha i dyti, i treti Edi Rama që sot ja ka dalë të jetë figura më e urryer në botë. Është i damkosur në çdo portal botëror. Kam përshtypjen që nga e hëna situate do të jetë më e veëhsitrë dhe për Edi Ramën.

Në SHBA, është Charles McGonigal i cili është tani i arrestuar, ish-ambasadorja, Yuri Kim dhe ish-Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken i cili është sot “non grata” në çdo institucion amerikan. Sot Sali Berisha rreshtohet me figurat botërore politike, si Nelson Mandela që në vitin 2008 ju hoq “non grata”. Narendra Modi u shpall po ashtu “non grata” dhe me ardhjen e Barack Obamës ju dërgua ftesë për në Shtëpinë e Bardhë. Sot Sali Berisha do të jetë në Konventën e Parë të Partisë Republike me 30 krerë shtetesh nga IDU”, u shpreh Këlliçi ndër të tjera.

spot_img

Latest articles

Related articles