Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, Edvin Ndreu, tha se për ngjarjen e ndodhur ditën e sotme në resortin ‘Regina Palm’ të biznesmenit Vasil Bedinaj, janë arrestuar 5 persona dhe janë shpëllur në kërkim 6 të tjerë.Të arrestuar janë 55-vjeçari Luan Muça, banues në Tiranë, 29-vjeçari Klaudio Lleshaj, banues në Tiranë, 33-vjeçari Mandrit Lleshaj, banues në Tiranë, 40-vjeçari Blerim Heta, shtetas nga Kosova dhe 29-vjeçari Angjelo Breshani, banues në Vlorë.Ndreu njoftoi po ashtu se ndaj personave të arrestuar materialet do i referohen Prokurorisë për veprat penale ‘vrasje në tentativë’, ‘shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie’ dhe ‘armëmbajtje pa leje’.
“Nga tërësia e veprimeve hetimore, rezulton se shtetasi Luan Muça bashkë me disa shtetas të tjerë, kanë shkuar në hotelin në pronësi të Vasil Bedinaj, të cilit nën kërcënimin e armëve dhe dhunës fizike i kanë vendosur gjobë prej 5 milionë eurosh dhe e kanë kërcënuar të largohej nga Shqipëria brenda 48 orësh.
Ndërkohë, shtetasi Anxhelo Breshani ka shkuar në makniën e Vasil Bedinaj, ka marrë armën e zjarrit që ai e dispononte me leje, dhe ka qëlluar drejt makinave dhe shtetasve që ndodheshin aty.
Janë arrestuar: Luan Muça, Klaudio Lleshaj, Mandid Lleshaj, Blerim Heta, Anxhelo Breshani.
Janë shpallur në kërkim 6 shtetas dhe 4 makina të përfshira në këtë ngjarje.
Vrasje e mbetur në tentativë, shtrëngim për dhënie pasurie dhe armëmbajtje pa leje”, sqaroi më tej kryepolici i Vlorës, Ervin Ndreu, duke thënë se kontrollet në qytet vazhdojnë për të ndaluar personat e tjerë, të cilët mund të jenë dhe të plagosur.



