Avokati i biznesmenit Luan Muça hedh poshtë akuzat për gjobë, konflikt për pronën në jug

spot_img
Advertisements

Një ngjarje e rëndë ndodhi mesditën e sotme në Vlorë, ku biznesmenët Luan Muça dhe Vasil Bedinaj, akuzojnë njëri tjetrin për kërcënime, gjobëvenie dhe dhunë. Ishte fillimisht një sinjal i dhënë në Policinë e Vlorës, nga Bedinaj, se persona të armatosur i kishin shkuar në biznes, duke e kërcënuar me armë.

Bedinaj bënte përgjegjës për këtë Luan Muçën, ndërsa ky i fundit, në një reagim përmes avokatit të tij, është shprehur për mediat se ka rënë pre e një kurthi të ngritur nga pronari i Regina Group.

Avokati i Muçës sqaroi se klienti i tij “nuk vë gjoba, s’ka kërkuar asnjë para nga askush por ka rënë pre e dhunës me armë teksa kishte lënë një takim sqarues me z.Bedinaj. Sqarimi lidhet me një investim në bregdetin e Jugut ku palët kanë pretendime për ligjshmërinë e dokumentacionit”.

Ndërkohë që pas ngjarjes, një makinë u aksidentua në hyrje të Vlorës, ku mbetën të lënduar dy persona. Në makinë ndodheshin gjithsej 3 persona, njëri prej të cilëve i padëmtuar, ndërsa policia sekuestroi një armë zjarri pistoletë. Identitetet e personave të lënduar nuk bëhen me dije nga Policia

spot_img

Latest articles

Related articles