Lita: Ministrat e Ramës nuk e justifikojnë dot punën e tyre

spot_img
Advertisements

Gazetari Lavdrim Lita dhe këshilltari socialist Alfred Kika Muharemi debatuan mbi punën e ministrave gjatë viteve të qeverisjes socialiste.

Sipas Litës, “ministrat që ka vënë Edi Rama nuk e mbrojnë dot punën e tyre”. Ndërsa këshilltari socialist theksoi progresi, sipas tij, që ka pasur vendi, i atribuohet pikërisht këtyre ministrave.

Debati i zhvilluar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN:

Lita: E nisëm me zonjën Sala për të treguar që ministrat nuk e mbrojnë dot punën e tyre, se e morëm si etalon të një personi i cili shfaqet gjithë ditën nëpër media, në rrjetet sociale për të thënë suksese dhe befas thotë “po iki se gjeta një punë më të mirë”, duke lënë sektorin, duke lënë njerëzit ashtu siç i gjeti. Kjo vlen edhe për ministritë e tjera, për Ministrinë e Mjedisit që ne akoma mendojmë se është Lefter Xhuveli atje, se nuk e njohim këtë të riun se kush është. Se ky i riu duhet të dilte të mbronte zonat e mbrojtura, duhet t’i mbronte me një ekspertizë për të thënë që kjo nuk është e vërtetë. Këtu kanë vënë një rrufjan ministër. Por, njerëzit në kokën e tyre mendojnë akoma se është Lefter Xhuveli.

Muharemi: Të lutem, ministri ka qenë për shumë vite edhe zëvendësministër dhe është teknik, realisht.

Lita: Njerëzit nuk i shikojnë ministrat që të mbrojnë punën e tyre. Ai i bujqësisë nuk e mbron dot punën e tij…

Muharemi: Nuk arrijmë t’ju kuptojmë dot tani. Se jeni edhe gazetar. Thoni “ngelët gjithë ditën duke promovuar punët nëpër rrjetet sociale dhe nëpër media”, dhe kur nuk dalin thoni “pse nuk dalin?”.

Lita: Për ministrin e Bujqësisë ka qindra ankesa nga fermerët që nuk po arrijnë dot të aksesojnë subvencionet, sepse vidhen nga AZHBR-ja, vidhen nga sistemet e zhvatjes që janë krijuar. Dhe ministri nuk del e mbron dot punën e vet. Kjo vlen dhe për ministrin e Kulturës që merret me Kanye Ëest, vlen edhe për ministrat e tjerë. Ministrat që ka vënë Edi Rama nuk e mbrojnë dot punën e tyre dhe ky është problemi më i madh.

Muharemi: Po pse, gjithë ky progres që është bërë, nga kush është bërë?

Lita: Çfarë progresi? Ti mendon se shëndetësia është më mirë se 4 vite më parë?

Muharemi: Po, unë mendoj që në një drejtim është shumë më mirë. Edhe unë e kam vuajtur vazhdimisht mungesën e barnave, e kam vuajtur vazhdimisht mungesën e mjekëve, e kam vuajtur vazhdimisht mungesën e ambulancave… Por, kur ti e ke marrë vendin me një ekonomi të dobët, kur ti ke 1 milion individë të cilët jenë me asistencë, pensionistët, kategoritë me aftësi të kufizuara apo familje në nevojë, pra janë 1 milion njerëz që mbahen nga taksat tona.

Lita: Nuk e di a i ke parë pensionistët që në datë 1 shtator rrinë në vapë duke pritur te posta për të marrë pensionin. I ke parë radhët? Keni 13 vite që nuk e rregulloni dot këtë gjë. Këto janë reformat tuaja. I keni çmendur shqiptarët me reforma.

Muharemi: Kanë zgjedhur vetë ta marrin përmes shërbimit postar. Ndryshe nga familjet me ndihmë ekonomike, që e kanë taksative që ta marrin në postë. Çdo gjë nuk mund ta bësh dot po s’e pate një ekonomi të fortë. Dhe kjo është një nga arsyet pse kjo qeveri ka punuar edhe për reforma, edhe për përmirësimin e infrastrukturës, për përmirësimin e imazhit ndërkombëtar dhe për zhvillimin ekonomik të vendit. Qëllimi është që sot të kesh një buxhet më të lartë se ai që e ke marrë. Normalisht, pa halle i dua të gjithë shqiptarët edhe unë. Nëqoftëse janë të gjithë shqiptarët pa halle, s’kam nevojë të merrem me politikë. Merrem me diçka tjetër private. Angazhimi, vullneti politik dhe vizioni mund të shoqërojë që ti të kesh një ekonomi më të fortë. 

spot_img

Latest articles

Related articles