Sofia Moreira de Sousa pritet të marrë sot detyrën, pas përfundimit të mandatit të diplomatit italian, Silvio Gonzato.
Ambasadorja e re e BE në Tiranë, Sofia Moreira de Sousa ka dorëzuar sot kredencialet tek Presidenti Bajram Begaj.
Ambasadorja e re e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, vjen në këtë post me një karrierë të konsoliduar dhe përvojë të gjerë në politikën e jashtme të bllokut evropian.
Përpara emërimit të saj në Tiranë, ajo ka drejtuar me sukses Përfaqësinë e Komisionit Evropian në Portugali.
Në një fazë të mëparshme të karrierës së saj, Moreira de Sousa ka përfaqësuar BE-në si ambasadore në Kepin e Gjelbër (Cabo Verde).
Ardhja e saj në krye të delegacionit koincidon me një periudhë tejet të rëndësishme për marrëdhëniet Shqipëri-BE, ku procesi i integrimit evropian dhe përgatitjet për hapjen e kapitujve mbeten kryefjala e agjendës politike dhe diplomatike të vendit.



