Gjykata e Posaçme ka rrëzuar pretendimet e krybashkiakut të Tiranës Erion Veliaj lidhur me pezullimin e afateve të paraburgimit.
Ndërkohë pas këtij vendimi mbrojtja e Erion Veliajt ka bërë të ditur se do ta ankimojë çështjen në një tjetër shkallë gjyqësore.
“Do të bëjmë rekurs në Gjykatën e Lartë. Seancat nuk janë shtyrë prej Veliajt”, është shprehur avokati.



