Kapen 127 pako kanabis nga Kanadaja në port, vlera 1 milionë €! 3 në pranga

spot_img
Advertisements

Në Portin e Durrësit u finalizua sot operacioni policor “Anchor”, kundër trafikimit ndërkombëtar të kanabisit. Policia sekuestroi rreth 80 kilogramë kanabis të llojit “Gelato”, me përmbajtje të lartë THC.

Lënda narkotike, e ndarë në 127 pako, dyshohet se ishte siguruar në Ontario të Kanadasë dhe transportuar drejt Shqipërisë.

Sipas hetimeve, droga ishte fshehur në një hapësirë të modifikuar të një automjeti të porositur në Kanada. Autoritetet vlerësojnë se vlera e saj në treg arrin rreth 1 milion euro.

Gjatë operacionit u sekuestruan gjithashtu tre automjete, pesë telefona celularë dhe rreth 11 mijë euro cash.

Në pranga kanë rënë tre shtetas kosovarë, Taulant Duraku, 32 vjeç, Luan Gashi, 26 vjeç dhe Besfort Jaka, 40 vjeç.

Dy persona të tjerë, një nga Kukësi dhe një banues në Ontario të Kanadasë, janë shpallur në kërkim, ndërsa hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të rolit të secilit të dyshuar.

spot_img

Latest articles

Related articles