Kryebashkiaku i Shijakut Elton Arbana ka reaguar ashpër kërkesës së një qytetari për ujë. Ai i ka reaguar me një paralajmërim që mund të lexohet edhe si kërcënim.
“Na sill ujin te shtëpia, se po lahemi me kazan.”
Në vend të një përgjigjeje për problemin e furnizimit me ujë, qytetari mori këtë reagim nga kryebashkiaku:
“Flit mirë o miko, se s’je duke fol me ato që je mësuar.”
Dhe sikur kjo të mos mjaftonte, Arbana vijon:
“Ah, s’ke faj ti mor xhaxh, se e di unë ç’a do ti.”




