Goditën shefin e krimeve, 6 badigardët e “Orange Club” lihen në qeli

spot_img
Advertisements

Gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për gjashtë badigardët e Orange Club, të dyshuar për sulmin ndaj shefit të Krimeve, Mateo Bakalli.

Kujtojmë se në pranga u vunë Marjo Katiraj, 35 vjeç; Elgent Ndoj, 38 vjeç; Faik Hoxha, 35 vjeç; Indrit Cullhaj, 34 vjeç; Ardit Kasemi, 31 vjeç, ushtarak në Zall-Herr; dhe Besnik Sullollari, 29 vjeç. Ndërkohë, në kërkim është shpallur 28-vjeçari Pjetër Doçi.

Shkëlzen Licaj ka qenë gjyqtari i gatshëm që ka mbajtur masën e sigurisë, ndërsa prokuroria e përfaqësuar nga prokurore Hava Memko, ka kërkuar qëndrimin në burg për të ndaluarit, të cilët kishin avokat Arben Llangozin.

Ngjarja ka ndodhur pak ditë më parë, rreth orës 03:20 të mëngjesit, në rrugën “Butrinti” në Sarandë, ku efektivi i policisë ka ndërhyrë për të ndalur një konflikt mes punonjësve të sigurisë së një lokali dhe disa personave të tjerë.

Sipas të dhënave të policisë, Bakalli po lëvizte me automjetin e tij në zonë kur ka konstatuar konfliktin. Efektivi është afruar për të ndërhyrë dhe pasi është identifikuar si punonjës policie, u ka kërkuar personave të përfshirë që të ndalonin sherrin.

Por situata ka agravuar dhe efektivi dyshohet se është goditur me grushte nga personat e përfshirë në konflikt.

Sipas të njëjtave të dhëna, Bakalli ka reaguar në kushtet e vetëmbrojtjes dhe ka mundur të njoftojë shërbimet e policisë. Efektivët kanë mbërritur pak minuta më vonë në vendngjarje.

Pas hetimeve, gjashtë badigardët janë arrestuar dhe tashmë, me vendim të Gjykatës së Sarandës, do të qëndrojnë në masën e sigurisë “Arrest në burg” gjatë vijimit të procedimit penal ndaj tyre.

spot_img

Latest articles

Related articles