I futi thikën francezit, kapet i fshehur në bagazhin e një makine autori

spot_img
Advertisements

Ka zgjatur vetëm pak orë arratia e 29-vjeçarit nga Hasi, Sokrat Vata, i cili vrau me thikë turistin francez, Miguel Mendes, në plazhin e Ksamilit, te hotel “Principote”.

Kapja e tij u bë e mundur gjatë kontrolleve të ushtruara në një pikë kontrolli të ngritur nga shërbimet e policisë në aksin rrugor në Levan. Në tentativë për t’i shpëtuar ndjekjes dhe arrestimit nga forcat e rendit, 29-vjeçari ishte fshehur në bagazhin e një automjeti që drejtohej nga një turk, brenda ishte edhe një vajzë po turke. Por policia e lokalizoi përmes telefonit duke e arrestuar.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kesaj të marte (18 gusht), ku i riu francez Miguel Mendes është gjetur pa shenja jete në shezlongët e një plazhi, pranë një lokali.

Blutë e Sarandës dyshojnë se 20-vjeçari është përfshirë në një konflikt për një vajzë dhe më pas është goditur me thikë nga shtetasi Sokrat Vata 29 vjeç, banues në Has.

Autori ishte i punësuar si roje plazhi në Ksamil.

spot_img

Latest articles

Related articles