Sherr te “Orange Club” në Sarandë! Përplasen badigardët me efektivët, goditet me grusht edhe Shefi i Krimeve

spot_img
Advertisements

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Sarandë, ku është dhunuar Shefi i Krimeve të qytetit, Mateo Bakalli.

Mësohet se punonjësit e sigurisë së lokalit dhe disa efektivë policie janë përfshirë në një përplasje fizike, pasi disa badigardë dyshohet se po dhunonin një person jashtë ambienteve të klubit. Burime bëjnë me dije se në momentin e përplasjes, pranë vendit të ngjarjes ndodhej edhe shefi i Krimeve të Sarandës, Mateo Bakalli, i cili ka ndërhyrë për të ndarë palët.

Nga informacionet paraprake bvëhet me dije se Bakalli është konfliktuar fizikisht me disa persona dhe më pas është dhunuar. Për pasojë, Bakalli ka pësuar dëmtime në trup dhe në fytyrë, ndërsa është paraqitur në spital në mëngjes, me hematoma në sy e lëndime të tjera. Sipas burimeve, pasi ka marrë mjekimin, Bakalli ka lënë ambientet e spitalit.

Po sipas burimeve, në dëshminë e tij, Bakalli ka deklaruar se në rrugën “Butrinti” ka parë dy persona duke debatuar dhe u ka ndërhyrë, duke u prezantuar si punonjës policie. Sipas tij, njëri prej personave e ka goditur me grusht.

“Kam ndërhyrë duke u prezantuar dhe njëri prej tyre më goditi me grusht”, mësohet se ka dëshmuar Shefi i Krimeve

spot_img

Latest articles

Related articles