Shtypi fëmijën që po shkonte në shkollë, lirohet djali i ish deputetes së PS

spot_img
Advertisements

Gjykata e Apelit Tiranë ka vendosur ndryshimin e masës së sigurimit ndaj djalit të ish deputetes së PS, Luljeta Petri Bozo, duke zëvendësuar masën “arrest në burg” me “arrest në shtëpi” dhe duke urdhëruar lirimin e tij të menjëhershëm nga paraburgimi.

Vendimi i Apelit vjen pas kërkesës së paraqitur më herët nga mbrojtja e Bozos për zëvendësimin e masës së sigurisë. Kërkesa ishte shqyrtuar fillimisht nga Gjykata e Elbasanit, e cila kishte vendosur ta rrëzonte atë, duke lënë në fuqi masën “arrest në burg”, raporton korrespondentja e Top Channel Bruna Kërçyku.

Pas ankimit, çështja kaloi për shqyrtim në Gjykatën e Apelit Tiranë, e cila ka vlerësuar ndryshe kërkesën e mbrojtjes dhe ka vendosur një masë më të lehtë sigurie.
Petri Bozo ishte vendosur në masën e sigurisë “arrest në burg” nga Gjykata e Elbasanit, pas shqyrtimit të kërkesës së organit të akuzës. Prokuroria kishte paraqitur përpara gjykatës provat dhe argumentet mbi të cilat mbështeste kërkesën për masën më të rëndë të sigurimit.

Kërkesa e prokurorisë ishte pranuar nga Gjykata e Elbasanit dhe producenti kishte qëndruar për disa javë në paraburgim.

spot_img

Latest articles

Related articles