Drejtori i televizionit “Alsat” gjendet i pajetë në një qendër tregtare

spot_img
Advertisements

Një lajm i trishtë ka tronditur mediat ditën e sotme pasi është gjetur pa shenja jete pranë një qendre tregtare, Lirim Hajredini, drejtori i televizionit “Alsat”, media që operon në Maqedoninë e Veriut.

Deri më tani shkaku i vdekjes së Hajredinit,në moshën 38-vjeçare, mbetet i paqartë, ndërsa autoritetet nuk përjashtojnë as mundësinë e vetëvrasjes.

Megjithatë asgjë nuk është e saktë deri në këto momente që raportojmë. Trupi i Hajreidnit është nisur për në spital që të kryhet autopsia e të zbardhet e vërteta e vdekjes ë tij.

Lajmi për ndarjen nga jeta të Hajredinit i ka tronditur të gjithë, në veçanti njerëzit që punuan me të për më shumë se 16 vite në Televzionin Alsat. Media në fjalë, deri më tani nuk ka reaguar ende, në lidhje me ndarjen nga jeta të Hajredinit.

spot_img

Latest articles

Related articles