Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e Patokut në Lezhë, ku tre persona kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte kushëriri i tyre.
Policia bën me dije se pas një konflikti verbal, për motive të dobëta, me kushëririn e tyre, tre personat në fjalë kanë qëlluar me armë zjarri, në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte ai. Ndërsa nga ky rast, fatmirësisht nuk pati të dëmtuar.
Bëhet me dije se për kë rast u arrestua Gjon Laska, Gjon (Alfred) Laska dhe Elvis Laska, ndërsa në kërkim u shpall Vlash Gjoni (Laska).
Ndërsa gjatë largimit nga vendngjarja, 38-vjeçari që u qëllua me armë zjarri, ka përplasur me automjetin që drejtonte, një automjet, me pasojë vetëm dëme materiale



