Noel Cura, 15-vjeçari që bashkoi mijëra shqiptarë në përpjekjen për t’i siguruar trajtimin jashtë vendit, është ndarë nga jeta pas një beteje me një tumor agresiv në kokë.
Ai u diagnostikua në janar të vitit 2025 dhe familja apeloi për ndihmë, pasi kishte nevojë urgjente për kurim jashtë Shqipërisë. Brenda një kohe të shkurtër, mijëra qytetarë iu përgjigjën thirrjes dhe u siguruan fondet e nevojshme për trajtimin.
Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve dhe kurimit, 15-vjeçari nuk arriti ta fitonte betejën me sëmundjen.



