40 klientëve të Raiffeisen Bank ju zbrazën llogaritë nga 2 punonjës!

spot_img
Advertisements

Një nga institucionet më të mëdha financiare në vend, që trumbeton sigurinë e padepërtueshme dhe standardet ndërkombëtare, sapo mori një leksion poshtërues nga dy të rinj të apasionuar pas kompjuterëve. Përfaqësuesit e Raiffeisen Bank u detyruan t’i drejtohen Policisë së Shtetit, jo sepse dikush u theu kasafortat, por sepse zbuluan që sistemi i tyre digjital paska një orar të thellë gjumi.

Ndërkohë që qytetarët paguajnë komisione thuajse edhe për ajrin që thithin, serverët e bankës rreth mesnatës lejonin transferta pa verifikuar nëse llogaria kishte mbulim financiar. Redjon Zaçi zbuloi këtë dobësi dhe, së bashku me Eglind Mançjan, ngritën një skemë ku u përfshinë rreth 40 persona. Përmes llogarive bosh kryheshin transferta e tërheqje të vogla, kryesisht nga 100 euro, ndërsa dëmi paraprak për bankën dyshohet se arriti rreth 200 mijë euro.

Për të mos rënë në sy, paratë shpërndaheshin në dhjetëra llogari. Mançja siguronte persona që hapnin llogari kundrejt pagesës, ndërsa fitimet ndaheshin mes organizatorëve dhe atyre që bënin tërheqjet. Një skemë që, sipas hetimeve, shfrytëzoi një dobësi serioze të sistemit digjital të bankës.

Megjithatë, si çdo skemë që fryhet tepër, edhe kësaj i erdhi fundi kur llogarive nisi t’u vinte era e rëndë. Raiffeisen Bank u zgjua nga gjumi dhe iu drejtua Policisë së Shtetit me një listë prej mbi 40 personash, duke u përpjekur të paraqitet si viktimë e një mashtrimi të kurdisur mirë, kur në fakt dera e kasafortës kishte mbetur hapur nga vetë sistemi i saj.

Ironia më e madhe nuk qëndron te mënyra se si u morën paratë, por te heshtja që ka rënë mbi këtë skandal. Policia hesht. Raiffeisen hesht. Dhe, mbi të gjitha, Banka e Shqipërisë hesht, sikur të mos ketë ndodhur asgjë/kontrast.al

spot_img

Latest articles

Related articles