Gangsterët me jaht karshillëk turistëve, qëllojnë në ajër! Pas 2 orësh policia i gjen me drita fikur

spot_img
Advertisements

Të shtëna me armë zjarri në ajër u raportuan mbrëmjen e së dielës nga një jaht në det në Palasë. Pas një operacioni që zgjati rreth dy orë, autoritetet ndaluan mjetin lundrues dhe e shoqëruan në kalatat e Portopalermos, bashkë me personat që ndodheshin në bord. Ngjarja u denoncua rreth orës 21:00, kur pushues që ndodheshin në zonë njoftuan policinë se nga një jaht ishin dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Menjëherë pas sinjalizimit, Policia Kufitare, Delta Force dhe FNSH nisën operacioni për kapjen e mjetit lundrues. Burime bëjnë me dije se gjatë ndjekjes, dy nga personat që ndodheshin në bordin e jahtit, tentuan të afroheshin në breg me gomone për t’i ikur policisë. Por, pasi konstatuan praninë e efektivëve në tokë, ata u kthyen sërish drejt jahtit.

Sipas të njëjtave burime, në përpjekje për t’iu shmangur autoriteteve, jahti fiku dritat dhe vijoi lëvizjen në det. Pas rreth dy orësh ndjekjeje, mjeti u ndalua dhe u dërgua në Portopalermo për kontroll të imtësishëm. Ndërkohë, personat që ishin në jaht janë shoqëruar në polici. Dy të shoqëruarit janë Astrit Gj. dhe Astrit M, pronarët të një agjencie travel.

Presim komunikimin e policisë…

spot_img

Latest articles

Related articles