“E rraha se nuk flinte”, 2-vjeçari i dhunuar në kopshtin “Lala”, edukatorja në pranga!

spot_img
Advertisements

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot Tiranën, pasi një edukatore e një kopshti privat është arrestuar në flagrancë, nën dyshimin se ka dhunuar një fëmijë vetëm 2-vjeç. Në pranga ka rënë Brunilda Haxhiu, edukatore në kopshtin privat “Lala”, e cila sipas të dhënave paraprake dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj të miturit gjatë kohës që ai ndodhej nën kujdesin e saj. Por, ajo që e bën edhe më të rëndë ngjarjen është deklaratq që edukatorja mësohet se ka dhënë përpara oficerit të Policisë Gjyqësore. “E rraha, se nuk flinte gjumë dhe nuk po e duroja”, mësohet të ketë thënë ajo.

Por, si u konstatua ngjarja? Rasti ka dalë në dritë pasi prindërit e 2-vjeçarit kanë parë të nxira në fytyrën e djalit si dhe shenja në veshët e tij. Të shqetësuar për gjendjen e fëmijës, ata kanë kërkuar fillimisht shpjegime në kopshtin “Lala”, ndërsa më pas i janë drejtuar spitalit. Pas ekzaminimit të të miturit dhe dyshimeve për dhunë, rasti është referuar te organet kompetente dhe policia ka nisur verifikimet. Hetuesit kanë shkuar në ambientet e kopshtit dhe kanë këqyrur kamerrat e sigurisë. Sipas informacionit të raportuar për ngjarjen, pamjet kanë dokumentuar veprimet e edukatores ndaj 2-vjeçarit. Haxhiu është arrestuar, ndërsa dosja tashmë do të hetohet nga Prokuroria e Tiranës për të zbardhur plotësisht rrethanat.

Megjithatë arrestimi i edukatores nuk dhe nuk duhet të mbyllë “llogaritë” me atë që ka ndodhur brenda kopshtit “Lala”. Përkundrazi, hap një tjetër kapitull të kësaj historie: përgjegjësinë e institucionit që kishte parrë përsipër kujdesin dhe sigurinë e fëmijës. A ishte ky rast i izoluar? Ka pasur më parë ankesa për edukatoren? A janë kontrolluar sistematikisht nga eprorët kamerat e sigurisë? Kush e kishte përgjegjësinë për mbikëqyrjen e stafit? Këto janë disa nga pyetjet që kërkojnë përgjigje.

spot_img

Latest articles

Related articles