Banorët e Poliçanit kundërshtojnë bashkimin me Beratin, dalin në protestë dhe djegin teserat e PS, kryesocialisti i qytetit jep dorëheqjen

spot_img
Advertisements

Dhjetëra qytetarë u mblodhën këtë të enjte në Poliçan për të protestuar kundër planit për shkrirjen e bashkisë së tyre në kuadër të Reformës së re Territoriale

“Fëmijët na i larguat, tani doni të na fshini nga harta”, shkruhej në një nga pankartat e mbajtura nga protestuesit, të cilët kërkojnë që Poliçani të mbetet bashki më vete.

Momenti më kulmor i protestës ishte dorëheqja publike e kryetarit të Partisë Socialiste në Poliçan, Erjon Zylyftari, i cili deklaroi para qytetarëve se vendimi për prekjen e bashkisë përbën “një padrejtësi dhe një turp të madh”.

Menjëherë pas këtij veprimi, në shenjë proteste dhe pakënaqësie, disa qytetarë dogjën në shesh teserat e anëtarësisë së Partisë Socialiste

Në shenjë kundërshtimi ndaj planit për bashkimin e Bashkisë së Poliçanit me Beratin në kuadër të Reformës së re Territoriale, protestuesit hodhën në flakë edhe tekstin e propozimit për ndarjen e re territoriale.

Në përfundim të tubimit, banorët firmosën një peticion, përmes të cilit kërkojnë që Bashkia e Poliçanit të mos përfshihet në ndryshimet e propozuara nga Reforma Territoriale.

spot_img

Latest articles

Related articles