Rama, besëpreri më i gjatë i Shqipërisë!

spot_img
Advertisements

Kryeministri Rama në stilin flagrant të Fidel Kastros mbajti me muhabet deputetë e ministra për orë të tëra duke premtuar reflektim e sqarim. Me DOKUMENTE siç thotë ai shitësi i pronave në Durrës.

Në fakt, me rrena, përralla e përmbetime e ka shtyrë ca vite në qeverisje. Askush nuk ja beson më fjalët për Ligjin për Investimet strategjike, për zonat e mbrojtura, për paketën e maleve, për qindra reforma që ka bërë e ka dashur të bëjë.

Është thjesht në arrati mendore për të dalë nga një shtetrrethimi demokratik i protestës që ka tronditur themelet e legjitimitetit të tij. Protesta ja ka hequr maskën, e ka zhveshur nga moraliteti dhe ka zbuluar qelbin e administratës së tij të korrupsionit.

Ai ju jep besën shqiptarëve siç janë ka thënë besën Erion Veliajt, Ilir Beqes, Saimir Tahirit, Lefter Kokës, Jurgys Çyrbes e shumë të tjerëve në qeli.

Krahët e tij të majtë e të djathtë Bela e Tigri nuk ja kanë besën, pse duhet ta kenë të tjerët !?

Ai ka frikë nga Protesta sepse i tregon burgun, konfiskimin e Pasurisë dhe që nuk do ta gëzojë pensionin e artë.

spot_img

Latest articles

Related articles