Aksident tragjik, humb jetën i riu| emri

spot_img
Advertisements

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar këtë të enjte në aksin kombëtar Elbasan-Librazhd, në fshatin Mengël.

Sipas burimeve nga vendngjarja, një automjet tip autoveturë, që dyshohet se po lëvizte me shpejtësi, ka humbur kontrollin gjatë qarkullimit. Për pasojë, mjeti ka dalë nga korsia e rrugës dhe është përplasur me forcë me barrierat mbrojtëse anësore.

Si pasojë e përplasjes së fortë, shoferi 19-vjeçar Klement Balla, banues në fshatin Griqan të Bashkisë Elbasan ka humbur jetën.

spot_img

Latest articles

Related articles