Gazetari Ilir Demalia është goditur nga një person me inicialet R.S. sapo ka dalë nga shtëpia në orën 12.00.
Nga pamjet e publikuara, Demalia shfaqet me dëmtime në zonën e fytyrës dhe plagë pranë syrit, ndërsa më pas është marrë ndihmë mjekësore.
Vetë Demalia pretendon se sulmi nuk ka të bëjë me motive politike. Në kallëzimin që ka depozituar në polici, mësohet se Demalia ka pretenduar në polici se sapo ka dalë nga banesa është dhunuar.
Tiranë/Informacion paraprakSot, më datë 01.07.2026, rreth orës 12:00, në rrugën “Çamëria”, dyshohet se, për motive të dobëta, është goditur me grusht gazetari, shtetasi I. D., i cili është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe, falë veprimeve të shpejta hetimore, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit R. S., i cili është shpallur në kërkim. Vijon puna intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij.Në vijim të veprimeve procedurale, është bërë bllokimi dhe sekuestrimi i automjetit të përdorur nga autori i dyshuar.Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të ngjarjes.



