Edi Rama iu është përgjigjur kritikëve që pretendojnë se pagat në sektorin e turizmit në Shqipëri janë më të ulëta se në Greqinë fqinje.
Ai postoi në rrjete sociale videon e tre djemve që punojnë kamarierë në Lungomaren e Radhimës, të cilët marrin paga 1000 euro në muaj, përveç bakshisheve.
Në postimin e tij, Rama thotë se në sektorin e turizmit shqiptar pagat janë të larta dhe taksat shumë më të ulëta.



