Nikolla Agolli rezulton se është autori i dyshuar i plagosjes me armë zjarri të ndodhur mesditën e sotme një Pogradec.
Ai ka qëlluar me armë zjarri nga një automjet në lëvizje, ndërkohë që edhe i plagosuri, Brian Syzo, ka qenë në lëvizje me një mjet tjetër fuoristradë.
Dyshimet se grupit hetimor janë se konflikti me të rinjve lidhjet me një plagosje që i është bërë më shumë se një vit më parë të riut Nikolla Agolli, nga vëllai i Brian Syzos, shtetasi Sindi Syzo.
Edhe ky i fundit është i skeduar nga Policia e Shtetit.
Rreth një orë nga të shtënat me armë në qytetin juglindor, shërbimet e Policisë së Pogradecit kanë mundur të arrestojnë autorin e dyshuar, 24 vjeçarin Nikolla Agolli.
Brian Syzo ka marrë plagë nga të shtënat me armë në gjymtyrët e poshtme dhe aktualisht ndodhet në Spitalin e Pogradecit, nën kujdesin e mjekëve.
Ai ka qenë duke udhëtuar me furoristradë dhe për shkak se mjeti është i lartë, plumbat që kanë përshkruar derën, e kanë prekur në këmbë.
“Rreth orës 13:15, në lagjen nr. 3, dyshohet se, gjatë një konflikti, shtetasi Nikolla Agolli, 24 vjeç, banues në Buçimas, Pogradec, ka plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasin Brian Syzo, rreth 35 vjeç, i cili po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë së Pogradecit, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Përrenjas, kapën dhe po shoqërojnë në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale, autorin e dyshuar të ngjarjes”, njofton Policia.
Plagosja e Nikolla Agollit në 2025 nga Sindi Syzo
Një vit e gjysmë më parë, vëllai i personit që mbeti i plagosur sot, shtetasi Sindi Syzo për shkak të një konflikti me Nikolla Agollin, është futur në berberhanen ku ky i fundit po qethej dhe e ka qëlluar disa herë me thikë.
I riu ka marrë plagë të shumta në trup dhe tashmë, në 2026, në shenjë hakmarrje për sulmin e të vëllait Sindi Syzo, ka plagosur shtetasin Brian Syzo.



