Shqipëria e protestës ka hyrë në Europë

spot_img
Advertisements

nga Skerdilajd Zaimi

Jemi në 23 ditë proteste e cila ka thyer disa rekorde apo klishe. Në ditën e 23-të të saj po vazhdon me ethe shpjegimi I saj: pse nisi, çfarë kërkon, kush e drejton? Apo edhe: ja kush merr pjesë. Ja kush qëndron pas, ja si përfiton ky apo ai.
Po kërkohen agjentët e subversionit të rehatisë, komoditetit, statusit të rremë publik, teatrit politik që nuk mbaron. Janë andej, janë këndej, kanë këtë apo atë qëllim.

Përpjekja për të mbrojtur shqiptarët nga rreziku i grupeve të diversionit informativ janë intensive, të përditshme. Por identike, të njëjta në përmbajtje. Sepse kjo përpjekje në fakt ka zbuluar se Shqipërinë e qeveris inercia, që ka sukses për shkak të inaktivitetit të vazhdueshëm të një pjese që e sheh jetën si një raport që zhvillohet përmes punës dhe që shpreson te një farë drejtësie sociale.

Përpjekja e analistëve dhe gazetarëve të afërt me shumicën, është sidomos një përpjekje e algoritmit, e shpresës për Like nga kryeministri që ka shpikur për veten rolin e ndërmjetësit mes Shqipërisë digjitale dhe asaj reale. Që zullumet që i gjeneron vetë i analizon si keqkuptime online për të mbetur peng i keqkuptimit të stimuluar se nuk është Shqipëria që proteston, por të gjithë llojet e maskarenjve kundër saj.

Në fakt sot është një lloj maskarallëku të mos protestosh, jo vetëm fiziikisht, por të jesh pro me një lëvizje që nuk ka asgjë të pavërtetë pikërisht edhe për shkak të faktit se kemi të bëjmë me protestën e pakënaqësive dhe revoltës ndaj keqqeversjes, zhvatjes dhe arrogancës, më tepër sesa me kërkesa të qarta programore. Pakënaqësinë që buron nga padrejtësia nuk e kompromenton asnjë lloj pjesëmarrësi. Megjithë rezervat e natyrshme që mund të ketë secili për shumëçka zhvillohet në bulevard dhe çfarë artikulohet aty.

Protesta është pasqyra e dështimit të Edi Ramës, jo manovra e armiqve të Shqipërisë. E Vërteta e saj po dominon kudo dhe as mund të konkurohet nga të vërtetat e pushtetit të inkubuara nga gazetarë dhe media që kanë dalë jashtë rolit të tyre publik. Ndaj tundin përherë numrin e votuesve, ndaj kërkojnë liderin konkurues ndaj Ramës, tek i cili është shpresa e fundit e borderosë së tyre. Shqipëria ka hyrë në Europë tashmë nga 23 ditët e një reagimi që e evidentoi se në krye të saj qëndron një qeveri që vetëm me BE-në nuk ka lidhje reale.

spot_img

Latest articles

Related articles